Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një person ka humbur jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kërçovë – Ohër në pjesën e cila ka filluar të ndërtohet prej disa viteve. Fatkeqësisht, nga përplasja e tre automjeteve ka edhe një viktimë, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përcjell Klan Macedonia.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër për “Makfax”.

Sipas informacioneve në aksident është përfshirë një furgon mallrash që është përplasur me një makinë “Volkswagen”.

Të pranishëm në vendin e aksidentit kanë qenë disa persona, si dhe një autoambulancë, e cila ka ofruar ndihmë për pasagjerët./KlanMacedonia