Aksident trafiku, ndalohet qarkullimi në këtë aks rrugor!

Në ndërprerje është komunikacioni në aksin rrugor rajonal Prilep-Krushevë, njoftoi LAMM.

Arsyeja e ndërprerjes është për shkak të një aksidenti në rrugë, siç potencohet, aksident që ndodhi në afërsi të fshatit Konjari i Vogël.