Aksident i rëndë në Zajas, katër persona të lënduar

Katër persona, përfshirë dy të mitur, u lënduan në një aksident automobilistik që ndodhi mbrëmë në rrugën lokale f. Zajas – një vend i quajtur “Teke”, Kërçovë.

Policia informon se një veturë e tipit “Golf” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga B.J. (24) nga fshati Zajas, doli nga rruga.

– Në aksident, bashkëpasagjerja A.F. (35) nga fshati Zajas u lëndua rëndë ndërsa drejtuesi dhe dy pasagjerë të tjerë të mitur u gjetën të lënduar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.