Aksident i rëndë në Shkup, disa të lënduar

Dje në ora 14:15 në SPB-Shkup është raportuar se në Bulevardin “Sllovenia” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen”, i drejtuar nga M.B.(25) nga Shkupi, një automjeti “Opel” të drejtuar nga I.Sh.(52) nga Shkupi dhe automjetit të “Mercedes”, që po drejtohej nga I.A.(34) nga fshati Luboten i Shkupit, të tre veturar me targa të Shkupit.

“Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë një pasagjer i mitur nga automjeti “Volkswagen”, ndërsa lëndime kanë marrë edhe tre shoferët, pasagjerët nga automjeti tip “Opel”, J.Sh.(49) dhe B.Gj.(24), si dhe një pasagjer i mitur, të gjithë nga Shkupi, si dhe pasagjerët nga automjeti “Mercedes”, N.Sh.(49) dhe një pasagjer i mitur, të dy nga Shkupi. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit 8 Shtatori”, thonë nga MPB.