Aksident i rëndë në hyrje të Shkupit (VIDEO)

Njê aksident i rëndë në dukje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje tê Shkupit në autostradë informon Klan Macedonia.

Sipas pamjeve dhe informatave fillestare kuptohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Automjeti, siç përcjell KlanM, është i tipit Seat Leon, ngjyrë e zezë.

Policë të shumtë kanë dalur në vendngjarje për të rregulluar komunikacionin në një nga pjesët më të frekuentuara të këtij aksi rrugor.

Ende nuk raportohet për gjendjen e pjesëmarrësve në aksident e as se si mund të ketë ndodhur i njejti. Detaje do jepen me siguri më vonë ose nesër gjatë ditës./KlanMacedonia