Aksident i rëndë në garën e çiklistëve në Francë, pesë prej tyre përfundojnë në spital

Në garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Bretagne” në Francë, është regjistruar një video e një aksidenti me biçikletë dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

Dhjetra çiklistë janë përfshirë në një aksident të madh të shkaktuar nga një fermer, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Pak para se çiklistët të arrinin me shpejtësi të madhe në pjesën e rrugës ku ndodhi aksidenti, fermeri i lartpërmendur ka hedhur baltë mbi të me mjetin e tij.

Një pakujdesi e tillë e një zotërie të panjohur deri më tani i ka kushtuar shtrenjtë shumë çiklistëve dhe deri në pesë prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa vetëm disa kanë mundur të shmangin një rënie.

“Ne ishim duke vozitur në një rrugë të ngushtë. Pranë saj është një fushë e lëruar nga e cila një fermer hodhi gjithë dheun në rrugë. Ishte e thatë, por rruga ishte e lagur dhe kishte tre deri në katër centimetra baltë në të. Mjaft që një peloton i tërë të rrëshqasë dhe të vdesë”, tha Drejtori i Ekipit Kontinental të Groupama-FDJ, Jerome Gannat./Lajmi.net/