Akraballëku në Gjykatat e Maqedonisë së Veriut

Gjykatësi i zgjedhur në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Kiril Georgiev, është djali i anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Nake Georgiev, i cili mëngjesin e sotëm dha dorëheqje nga pozita e tij në Këshill.

Në mesin e shtatë kandidatëve për gjykatës në Gjykatën Civile, anëtarët e Këshillit Gjyqësor zgjodhën Simona Bubevska Mucunski, bashkëshorten e kryetarit të Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski

Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e fundit zgjodhi gjithsej 25 gjykatës për disa Gjykata Themelore dhe për Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Nga emrat e publikuara u mësua se po vazhdon përkrahja e personave që kanë pasur ose vazhdojnë të kenë familjar me pozita të larta në shtet. Biljana Smaçoska, vajza e prokurores në pension Gordana Smaçoska dhe Kiril Georgiev, djali i gjykatësit suprem Nake Georgiev, u bënë gjykatës në Gjykatën Penale. Për ta votoi shumica e Këshillit Gjyqësor, i cili zgjodhi gjithsej 25 persona që nga sot do të kryejnë funksione gjyqësore. Smaçoska dhe Georgiev janë pjesë e grupit prej tetë kandidatësh të cilët janë zgjedhur nga Këshilli Gjyqësor. Të tjerët janë: Marija Begoviq, Dragana Isakoska, Dragan Josifovski, Ahmet Idrizi, Frosina Stojanoska.

Gjykatësi i zgjedhur në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Kiril Georgiev, është djali i anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Nakë Georgiev, i cili mëngjesin e sotëm dha dorëheqje nga pozita e tij në Këshill.

Në mesin e shtatë kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Civile, anëtarët e Këshillit Gjyqësor zgjodhën Simona Bubevska Mucunski, bashkëshorten e kryetarit të Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski. Ajo është e vetmja grua nga tetë kandidatët e përzgjedhur. Pjesa tjetër e emrave janë të ri dhe publiku ende nuk i ka lidhur me politikën dhe politikanët. Ata janë Kristian Mitrevski, Liliana Kostojçinoska, Dragan Petrushevski, Maja Katarinic, Andrea Apostolovska Malinoska, Mashkuli Pajtin dhe Jovanov Jordan.