Lidhur me reagimin e Katedrës së Historisë në Fakultetin Filozofik të UT
Të nderuar,
E dimë që ASHAMV ende nuk është në nivelin ideal dhe ka lëshime edhe për sa i përket shqiptarëve, por drejtimi që i kemi dhënë ne anëtarët shqiptare kësaj akademie na bën optimist në arritjen e qëllimit final dhe nuk na lejon të heqim dore nga ky mision. Akuzat ndaj nesh do të jenë të përkohshme dhe le te bien vetëm ndaj nesh, ndërsa Akademia do të jete e qytetarëve, përfshirë edhe e atyre shkencëtarëve shqiptarë të ardhshëm të cilët do ti shijojnë kontributet dhe të mirat e këtij institucioni. Ne jemi përkushtuar që të vazhdojmë betejën tonë që nga brenda të reformojmë dhe avancojmë këtë institucion, nga e cila mendojmë se në asnjë situatë nuk guxojmë të heqim dorë. Braktisja e ASHAMV nga akademikët shqiptare do të ishte vetëm një dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd, por do ta na dëmtonte neve shqiptarëve. Ne duam të vazhdojmë sukseset, përparimin dhe pavarësinë e Akademisë dhe jo te ikim nga përgjegjësia.
Kuptojmë reagimet dhe shqetësimet e opinionit profesional e shkencor të shqiptarëve, si rezultat i perceptimit te ASHAMV si institucion që shpesh ka prodhuar gafe në të kaluarën. Por për këtë jemi në përplasje permanente me debatet dhe kundër argumentet tona edhe sot e kësaj dite. Kjo betejë e jona do vazhdojë për të mos e lënë Institucionin të pastër etnik.
Lidhur me reagimet me botimin e Atlasit gjuhësor të dialekteve maqedonase (sipas materialeve të atlasit të përgjithshëm sllavistikë linguistik (OLA), (ЛИНГВИСТИЧКИ АТЛАС НА МАКЕДОНСКИТЕ ДИЈАЛЕКТИ ( СПОРЕД МАТЕРИЈАЛИТЕ НА ОПШТОСЛОВЕНСКИОТ ЛИНГВИСТИЧКИ АТЛАС – ОЛА) me redaktor: anëtarln kprespondent Marjan Markoviç , recensentët ndërkombëtarë dhe me bordin redaktues: Akad. Zuzana Topolinjska, anëtar korrespondent i ASHAMV Marjan Markoviç, Angelina Pancevska, Sonja Milenkovska, Davor Jankuloski të botuar nga ASHAMV në vitin 2020, ne si akademik shqiptarë që jemi pjesë e Akademisë së arteve dhe shkencës së Maqedonisë së Veriut dëshirojmë të informojmë:
-Se ky botim nuk është i qëllimshëm si thuhet në reagim e Katedrës së Historisë në Fakultetin Filozofik të UT dhe se Akademia nuk zbaton kritere te dorës së zgjatur të qarqeve të caktuara.
-Ky botim është autorial i një grupi të autorëve dhe nuk paraqet qëndrim të ASHAMV, pasi qëndrime të ASHAMV sjell kryesia dhe kuvendi i ASHAMV.
-Ky botim është bërë sipas materiale të Atlasit Sllavistikë të përgjithshëm linguistikë- OLA dhe janë marr dhe cituar dokumente të vjetra që kanë qenë të botura. http://manu.edu.mk/ëp-content/uploads/2020/07/Lingvistichki-atlas-na-makedonskite-dijalekti_spored-OLA.pdf
-Në paradhënie të botimit shkruhet qartë se nga cilat vëllime të botuara të OLA janë marr hartat linguistike të cilat janë të botuar në vitet 70 të shekullit 20, ku Kosova nuk ka qenë shtet i pavarur dhe të njëjtët si të tilla janë cituar. Pra bisedohet për materiale historike të mbledhura në vitet 70 të shekullit të kaluar dhe të cituara si të tilla.
Akademikët shqiptarë





