“Ajo që i duhet vendit tonë është VETINGU”!

Shkruan: Arben Memeti (Studentë në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë”)

Një kohë të gjatë po mendohesha që të shkruaj një kolumnë, ndërsa edhe më shumë mendohesha se çfarë teme të përzgjedhë dhe çfarë të shkruaj në të. Por, në fund erdha në një konkludim se tema më e përshtatshme është pikërishtë ajo për sistemin gjyqësor, në fakt për reformat që duhen bërë në të, si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e personave zyrtarë si dhe nga ana e politikanëve vendor!

Avancimi i sistemit gjyqësor dhe funksionimi i tij paraqet një parakusht për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si një shtet demokratik juridik dhe një shoqëri multi-kulturore e të drejtave dhe lirive të barabarta të qytetarëve dhe për integrimin e saj euroatlantik. Ndërtimi i një sistemi të gjyqësisë dhe institucioneve të pavarura dhe të paanshme që gravitojnë drejtë realizimit të funksionit të drejtësisë efektive cilësore dhe të barabartë, është një postulim qendror i parimit të sundimit të ligjit dhe një zhvillim human dhe i qëndrueshëm i shoqërisë në Maqedoni si një komunitet i bazuar mbi të drejtën legjitime duke respektuar vlerat më të larta civilizuese.

Ne, jemi dëshmitarë se në vendin tonë sistemi gjyqësorë është pjesërishtë i korruptuar, gjithëashtu udhëhiqet nga kuadro jo-profesional, kuadro të cilët veprojnë dhe punojnë në bazë të urdhërave që ju vijnë nga pushtetarët. Ajo që e dëshmonë këtë janë edhe përgjimet nga viti 2016, ku dukshëm shihet ndikimi i politikës mbi sistemin gjyqësorë dhe fakt për këtë është edhe vet formimi i Prokurorisë Speciale Publike!
Edhe pse edhe kjo e fundit dështoi, duke u zhytur në humnerën e korrupsionit, nga e cila si rezultat njëra nga prokuroret kryesore përfundori prapa reshetkave në burg.

Poashtu, kemi parë dhe kemi dëgjuar raste nga më të ndryshmet si p.sh gjykatës e prokurorë të korruptuar, raste të montuara dhe shumë intriga të tjera të cilat kanë mbetur si një enigmë e pazgjedhur…

Ato të cilat unë do ti veçojë nga rastet tjera janë: rasti i Verica Belçkova, Almir Aliu, Jelena Filipoviq.
Që të tre këta pësuan aksidentë trafiku nga e cila në mënyrë tragjike humbën edhe jetën e tyre!
– Verica Belçovska, humbi jetën në moshën 20 vjeçare, kryerësi i veprës u dënua me 15 muaj burg.
– Almir Aliu, humbi jetën në moshën 4 vjeçare, kryerësi i veprës u dënua me 6 vite burg, poashtu u burgos edhe babi i Almirit i cili kërkonte drejtësi për të birin.
– Jelena Filipoviq, humbi jetën në moshën 17 vjeçare, akoma nuk është ngritur aktakuzë ndaj kryerësit edhe pse ka ka kaluar një periudhë e gjatë kohore, pasi që kryerësi aludohet se është fëmija i dikujtë që ka lidhje me pushtetin!

A, sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, për veprat e këtilla të cilat përfundojnë me vdekjen e një personi, dënimi minimal është 10 vite dhe varion në bazë të rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa, nga ana tjetër një djalosh i ri nga Amerika dënohet me 25 vite burg, pasi që me veturë shtypi per vdekje një nënë me të bijën e saj. Edhe pse ai vinte nga një familje e pasur dhe e fuqishme në vend, përsëri kjo nuk i ndihmoi që t’i shpëtoj dënimit për veprën e bërë!
Por ama, në atë shtet mbizotëron drejtësia, e jo korrupsioni!

Duke e pasur parasysh që në shtetin tonë ka raste të llojëllojshme, unë i zgjodha këto tre sepse janë raste të cilat ende nuk e kanë gjetur drejtësin e duhur (edhe pse familjarët tyre po japin maksimumin për ta fituar këtë), janë raste ku dikush është privuar nga jeta, janë raste të ndjeshme dhe njekohësishtë të dhimbshme!!

Ajo që i duhet vendit tonë është VETINGU!

Vetingu është proces që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.

Edhe pse disa herë, kohë më parë Vetingu u përmend dhe u pa si zgjidhje adekuate për problemet në sistemin gjyqësor (nga ana e disa liderëve partiak), asesi deri më tash nuk është zbatuar dhe praktikuar.

Në Veting duhet të përfshihen të gjithë gjykatësit, përfshirë edhe gjykatësit administratovë, gjykatësit e lartë, prokurorët e këshilltarët gjyqësor!
Të gjithë këto të vlersohen në tre nivele:
1. Vlerësimi i pronës së tyre – në kuptimin e pasurisë së arrirë.
2. Kontroll të personalitetit të tyre – të verifikohet nëse kanë kontakte me persona të përfshirë në krime të organizuara, si dhe
3. Vlerësim të kapacitetit profesional – sipas të cilës të konstatohet nëse personi është i përgaditur profesionalishtë për ushtrimin e detyrës.

Më pas, të gjithë këto të kontrollohen nga komisone të posaçme që janë nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve.
Pas përfundimit, në rast se ka punonjës të cilët e kanë shkelur ligjin dhe e kanë keqpërdorur vendin e punës, të sanksionohen.

Sipas mendimit tim, implementimi i Vetingut do të ishte një zgjidhje e përkryer, me çrastë do të rritet edhe besimi i qytetarëve tek ndarja e tretë e pushtetit (gjyqësori)!