“Ai po vjen”, ose “Artani me lejlek Ahmetin do e sjellë në Çair”!!!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Fushata e radhës me grimca humori e përfaqësuesve të lartë të BDI’së, e pagëzuar: “Ai po vjen”, si duket ka të bëjë me senzibilizimin e anëtarësisë për ardhjen eventuale të kreut partiak Ali Ahmetin në Çair. Dhe për ta senzibilizuar anëtarësinë, si duket përfaqësuesit e BDI’së kanë filluar aktivitetet… Por, më bëri pështypje pagëzimi i fushatës “AI PO VJEN”! Kjo i ngjanë sikurse fushatave të deritanishme me “Kryeministrin Shqiptar” – shumë zhurmë e pompozitet për asgjë. Kjo, poashtu, ma përkujton atë mashtrimin grandioz që na vegjëlinë e hershme, na i bëni nënat e dashura me shpjegimi: “Lejleku të solli…”.

Si duket Grubi i preferon fushatat e këtij llojit, që në fund kanë përfunduar ashtu siç kanë përfunduar: me humor, satirë, bile shumë herë edhe me gafe, që kanë prodhuar të qeshura të përlotshme…

Nëse i referohemi reagimit ose më mirë paralajmërimit (entuziazmit) të Artani, në Çair do të bëhet “beteja”!

Pse, pikërisht këtu? Me siguri masoviteti tubimit të fundit i Grupit të Zjarrit në Çair, ka bërë që megjithatë Ahmeti dhe Grubi, goxha të tunden e lëkunden nga karriget. Sepse, tubimit të Grupit të Zjarrit në Cair, i kishte paraprirë edhe një tubim tjetër me masovitet goxha-goxha të madh, ai që u mbajt në Sallën e Sarajit.

Megjithatë, për objekt komentimi e kam slloganin dhe efektin nga fushata. Prandaj efekti nga e gjithë kjo fushatë e habitshme brendapartiake, madje-madje edhe absurde në disa elemente, ma imponoi një ilaritet dhe sllogan eventual më të përshtatshëm për ardhjen e liderit të BDI’së në Çair: “Artani me lejlek po e sjellë Aliun në Çair”?!.