“Ai na tregoi se e kanë shkarkuar nga pozita e trajnerit, lojtarët festuan para syve të tij” – ish lojtari i Man Cityt kujton largimin e Mancinit

Ish-mbrojtësi i famshëm i Manchester Cityt, Micah Richards, ka treguar një histori pothuajse të pabesueshme për trajnerin Roberto Mancini nga epoka e tyre së bashku në Etihad.

Richards ndau dhomën e zhveshjes me italiani Roberto Mancini, ku ky ishte në bankinë.

Italiani pas dekadash pritjeje i ktheu titullin e kampionit anglez pjesës blu të Mançesterit. Megjithatë, pasi gjërat shkuan drejt greminës, Mancini u shkarkua.

Micah Richards ka rrëfyer një histori mjaft interesante për mënyrën sesi lojtarët e morën lajmin për shkarkimin e Mancinit.

Përpara se Manchester City të shpallte diçka zyrtarisht lajmin, Mancini mbërriti në hotelin Landmark në Londër, ku u shpjegoi lojtarëve në darkë se ai ishte tashmë ish-trajneri i klubit.

“Unë isha i preferuari i Mancinit, të gjithë e dinë se si ishte marrëdhënia jonë. Mbaj mend që ishim në Ëembley në Hotel Landmark. Ishim ulur të gjithë rreth një tavoline dhe mbaj mend që Mancini erdhi dhe bëri një bisedë me ne. Ai na tha se ‘është mbaroi, dhe më pas u krijua një situatë e çuditshme”.

“Gjysma e tryezës ishte e trishtuar, por gjysma tjetër ishte duke festuar dhe brohoritur. Ishte absolutisht e mahnitshme. Unë u mahnita sepse njeriu sapo ishte shkarkuar, dhe të gjithë po buzëqeshnin dhe bënin shaka për këtë. Gjëja më e keqe nga të gjitha ishte se ata ishin duke festuar edhe ata që luajtën në formacionin e parë. Ishte një çmenduri e vërtetë”, tregon Richards.

Kujtojmë se më herët për Mancinin ka folur edhe portieri i njohur Shay Given, i cili në librin e tij autobiografik ka treguar se trajneri italian ka pasur problem me çdo lojtar dhe se ka debatuar me të gjithë.