“Ai na jep shumë mundësi” – Ancelotti tregon sulmuesin e Real Madridit i cili mund të luajë kudo

Real Madridi ka shënuar mbrëmë një fitore të madhe me rezultat 4-2 në udhëtim ndaj Osasunës, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në elitën e futbollit spanjoll.

Pas përfundimit të ndeshes, trajneri Carlo Ancelotti ka lavdëruar Brahim Diaz për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, duke vlerësuar aftësinë e tij për të mbuluar disa pozita në fushë.

“Ai është një lojtar ofanziv por mund të mbulojë disa pozita shumë mirë. Në këtë ndeshje ai ka luajtur në qendër dhe në të majtë dhe është kombinuar mirë me Vinicius. Fuqia e këtij sulmuesi është se ai ka shumë shpejtësi”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Është e vështirë për kundërshtarin që ta ndalojë atë sepse ai ndryshon pozitë në fushë shpeshherë nëse Rodrygo luan në të djathtë. Ai na jep shumë mundësi në fazën e sulmit”, është shprehur tekniku italian.

I lindur në Spanjë por që tani ka vendosur ta përfaqësojë Marokun, sulmuesi i Real Madridit shënoi golin e tretë të këtij takimi duke dëshmuar edhe një herë tjetër kualitetin e tij.

Ai ka bërë mjaft mirë për të mbuluar mungesën e Jude Bellingham i cili ishte i suspenduar për këtë ndeshje shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Valencias.

Përndryshe ky ishte goli i pestë për Brahim në La Liga këtë edicion, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime.