Barcelona ka vendosur se ata nuk kanë nevojë për transferimin e një mesufshori, por varësisht nga rikuperimi i Marc Bernal dhe situata e kontratës së Frenkie De Jong, blaugranasit mund ta konsiderojnë këtë sërish verën e ardhshme.
Tashmë legjenda gjermane Lothar Matthaus ka dhënë propozimin e tij në lidhje me lojtarin që ai beson se do të përshtatej për mrekulli tek Barcelona.
“Angelo Stiller do të ishte shumë i mirë për Barçën për shkak të stilit të tij të lojës. Unë kam besim tek ai dhe nëse Barcelona do të bënte shitje, blerja e tij do të ishte e mundur”.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë di disa gjëra për mesfushorët dhe ai thotë se Stiller mund të ketë një ndikim të madh tek Barcelona.
“Stiller gjithashtu mund të lë shenja tek Barcelona dhe ta organizojë mesfushën atje”, ka thënë Matthaus.
Sipas Sport, 23-vjeçari ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona pas ardhjes së Flick këtë verë, pasi kishte punuar më herët me të.
Stiller kishte qenë pjesë kyçe e ekipit të Stuttgartit që dhuroi një paraqitje fantastike në ‘Santiago Bernabeu’, por meqenëse kontrata i skadon në vitin 2027, transferimi i tij do t’i kushtonte shumë drejtuesve të klubit.
Stiller ka bërë gjithashtu edhe debutimin e tij për kombëtaren e Gjermanisë, aty ku pritet që të marrë ftesën në grumbullimet e radhës nëse vazhdon ta mbajë këtë nivel të lojës.