“Ai duhej të shënonte gjashtë gola ndaj Spurs”, Pochettino me kritika në drejtim të yllit të skuadrës

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka kritikuar sulmuesin e tij, Nicolas Jackson, pavarësisht se ai shënoi një het-trik kundër Tottenhamit të hënën.

Derbi i Londrës ishte ndeshja më kaotike e Ligës Premie deri më tani, me Spurs që e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë dhe VAR-i duke krijuar shumë polemika.

Chelsea përfundimisht triumfoi me rezultat 4-1, me Jackson që shënoi një het-trik në pjesën e dytë.

Pavarësisht se shënoi tre herë, Jackson u kritikua nga Pochettino për finalizimin e tij të dobët në këtë përballje.

“Është e lehtë të thuash: në rregull, shënoi tre gola. Është një proces. Ai është ende i ri, duhet të përmirësohet. Mirë shënoi tre gola, por duhet të kishte shënuar gjashtë. Më e rëndësishmja është të ruani qetësinë dhe ai do të përmirësohet me kalimin e kohës. Netët si e hëna e ndihmojnë atë të mos jetë shumë nervoz dhe t’i qaset një ndeshjeje në një mënyrë tjetër”, ka thënë Pochettino.

Për shkak të lëndimeve të sulmesve si Christopher Nkunku dhe Armando Broja, Jackson ka të ngjarë të ketë luajtur më shumë minuta sesa priste gjatë sezonit të tij debutues me Chelsean.

Jackson tani ka pesë gola në Ligën Premir në dhjetë ndeshje, por me Nkunkun afër rikthimit, ai mund të ketë minuta të kufizuara tani e tutje.

Pas pushimit me kombëtare, “Blutë e Londrës” do të kenë një punë mjaft të vështirë, pasi që do të presin në “Stamford Bridge” skuadrën e Manchester Cityt.