Ahmeti u nis “për ta bërë Shqipërinë”, e fitoi Soravinë

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Dikur më herët të parët tanë kur thoshin se “do ta bëjmë (nisim) Shqipërinë”, aludimi nënkuptonte gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta bërë Shqipërinë, qoftë me luftë ose sakrificë.

Por, këto pohime dikur i thoshin burrat e atdheut, që kishin synime dhe objektiva të mirëfillta, e të qarta kombëtare, gjë për të cilat ranë dëshmorë, u flijuan dhe sakrifikuan. Thjeshtë ata ranë në alltarin e lirisë pëf kauzë kombëtare, prandaj ne sot i përkujtojmë me krenari e dinjitet.

Diçka të tillë sot, respektivisht dje, në Sopot të Kumanovës, tha edhe kreu ‘Bëdëistë” Ali Ahmeti: “veprimtarinë e filluam për ta bërë Shqipëri, por politikat ndryshuan”!?

Lum politikat e lum veprimtarinë që i ka bërë Ali Ahmeti nga Prizreni (e Zvicra, si azil), ku qëndroi gjatë gjithë luftës së 2001-shit nw Maqedoninë e Veriut.

Në vazhdimi të këtij teksti dua t’i rikujtojë shqiptarëve disa gjëra me qëllim që ta zbërthejë deklaratën e pabazuar ose më mirë thënë “gënjeshtrën e madhe të Ali Ahmetit”, të cilës nuk besoj se ka shqiptar që i beson, perpos atyre që i ka në BDI.

Kjo deklaratë sa është qesharake edhe e pabazuar, po aq është edhe ofenduese për të mos thënë foshnjarake (infantile).
Përdallim nga të parët tanë, ata burrat që i përmenda (përshkrova më sipër) të cilët ishin të fjalës, punës, djersës, sinqeritetit e të sakrificës, Ali Ahmeti asnjërën nga këto nuk i posendon në mozaikun individual që quhet karakter e veprimtari.

Ju kujtohen, Komunikatat famoze të UCK-së, të cilat filluan “luftojmë për terriror” dhe përfunduan si “luftë për të drejtat e njeriut”. Dmth u nis për territor, gjë të cilën e mbështetën djemtë, rinia më e mirë e shqiptarisë, dhe e gjithë ajo sakrificë përfundoi me një dokument politik i cili u quajt Marrëveshje e Ohrit, që edhe pse afat realizimi kishte periudhën 2002-2006, edhe sot në vitin 2023, ka ngelur skajshmërisht e cunguar në mënyrën e implementimi të saj. Të mos flasim për aspekti kualitativ dhe kuantitativ të implementimit.

Me fjalë tjera, Ahmeti “nisi ta bëjë Shqipërinë në Maqedoni”, por hala pa e nis mirë, i ra pishman duke i bërë 100 pazare vetem për t’u nënshkruar një dokument i cili sot pothuajse asgjë kombëtare për shqiptarët nuk ka prodhuar…, pra ne vazhdojmë të jemi popull “20 përqind”, gjuha jonë shqipe poashtu është gjuhë “20 përqind”, përdorimi i flamurit është katastrofik e ofendues me dimenzione qesharake nga ato origjinale, bile është dashur kumanovarët e Sopotit ta përkujtojnë Ali Ahmetin se në Kumanovë nuk mund të përdoret në institucione flamuri jonë kombëtar… Por Alija si Delija, ja fut kot dhe tallet me njerëzit që ishin tubuar në Sopot: “Gjuha shqipe zyrtare (!!!), flamuri….muhabete koti! Ali mo, hajt…

Pastaj si ka mundësi po ky Ali, që dikur na e paskësh “nisur veprimtarinë për Shqipëri”, t’i harrojë aq lehtë njerëzit më meritorë të cilët atë e sollën në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001 – ish-ushtarët e UCK-së.

Ahmeti pse nuk tregoi se pse edhe sot pas më shumë se 20 vitesh, akoma s’është rregulluar statusi i ish-ushtarëve të UCK-së, edhe pse zgjidhja parashihet edhe me Marrëveshjen e Ohrit.

Pse “Alija i Shqipërisë”, akoma edhe sot nuk ka shkuar për vizitë te familjet e disa komandantëve, të vrarë pas luftës, si fjala bie te familja e komandant Shqiponjës etj.

Pas ai në shumë përvjetore të fillimit të luftës në Sllupcan, “Alija e Shqipërisë”, nuk ka mori pjesë… Dhe së fundmi si ka mundësi “Alija që kishte nisur ta bëjë Shqipërinë”, sot emir i tij dhe familjes së tij, lakohet në lloj-lloj aferash dhe skandalesh korruptive, si Soravia etj…

Dhe shumë aventura tjera të dështimeve e politike të “Alisë së Shqipërisë” që nuk po mundemi t’i përmendim.

Ahmeti kur tha se “e kishte nisur veprimtarinë për ta bërë Shqipërinë” ishte tallur, sepse, po del se rrugë është bërë pishman!

Por, Ali Ahmeti po tregon se nuk është i vetëdijshëm për dëmin dhe pasojat katastrofike që i ka sjëllë shqiptarëve si popull këtu në Maqedoni. Edhe psa 20 vitesh, ne vazhdojmë të merremi pothuajse me të njëjtat problem kombëtare dhe të njëjtin shkallë diskriminimik ekonomik në raport me maqdedonasit.

Ardhaj e Alisë në pushtet jo që harroi “bërjen e Shqipërisë”, por i harroji shqiptarët dhe nisi biznesin familjar. Me fjalë tjera, Ahmeti u nis për ta bërë Shqipërinë” dhe u bë biznismen!