Ahmeti thotë se i ka ardhur një lehtësim në krahëror pas antarësimit në NATO

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fejsbuk ka shkruar në lidhje me votimin e Protokollit për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai thotë se atij i ka ardhur një lehtësim në kraharor.
“Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar.
Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi.
Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve, u rreshtuam aty ku është Amerika dhe Shqipëria, aty ku na thanë rilindasit tanë se ne përkasim.” – thotë Ahmeti