Ahmeti: S’kam mundur t’i pajtoj palët në Haraçinë! (Video)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti akt kriminal gjuajtjen me armë gjatë ditës së djeshme në Haraçinë, ku mbetën të plagosur dy persona, shoqërues të kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

“Është akt kriminal, nuk besoj që ka prapavijë politike, organet e drejtësisë e të hetuesisë të bëjnë punën e vetë që u takon”, tha Ahmeti.

I pyetur për ngatërresat që kanë pasur ish kryetari i komunës Brahim Ajvazi me kryetarin aktual Ridvan Ibrahimi, Ahmeti tha se është bërë e pamundura që këta dy të pajtohen.

“Sigurisht që është biseduar më herët, për t’i tejkaluar sa i takon dallimeve mes z.Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën, por ja që nuk ka funksionuar e gjithë ajo që e kemi bërë”, theksoi Ahmeti.