Ahmeti porosi “Grupit të Zjarrit”: Nuk jam Kim Jongu (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, porositi “Grupin e Zjarrit” se e kanë të gabuar qasjen kur mundohen atë ta paraqesin si diktator, duke përmendur me këtë rast edhe Kim Jong-un, diktatorin e Koresë së Veriut. Megjithatë, Ahmeti tha se nuk do ta përjashtojë askënd nga partia, pavarësisht përplasjeve të ashpra që po ndodhin.

“Jo, nga BDI-ja kërkush nuk është përjashtuar deri më tani. Këta janë shokë të mi, bashkëpunëtorë të mi, e kanë shumë gabim qasjen, analizat që i bëjnë, do të thotë unë jam Kim Jong-un si e ka emrin ky i Koresë së Veriut. BDI është, unë mendoj një nga partitë më demokratike, më e hapura në këto hapësira dhe akoma më shumë do të punojmë që të jemi sa ma transparent sa ma llogaridhënës, kështu që nuk ka të bëjë kjo me diktaturën”, deklaroi Ahmeti.