Ahmeti paralajmëron “ndryshim të madh” në arsim në Prishtinë

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se “prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve”.

“Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj. Stay tuned!