Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka takuar qytetarët e Gurguricës, ku ka promovuar kandidaturën dhe programin e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Ahmeti deklaroi se Bërvenica ka nevojë për përfaqësim dinjitoz, përgjegjësi dhe zhvillim, duke shprehur mbështetjen e tij për Jahijin.
Sipas tij, qytetarët meritojnë një kryetar që mbron interesat e tyre dhe respekton vullnetin e tyre politik.
“Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim! Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti, duke shprehur bindjen se kandidati i AKI-së është alternativa e duhur për të ardhmen e komunës.





