Në takimin e fundvitit me gazetarë Kreu I integristëve Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk është koha për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, Kodi Zgjedhor është një cështje e ndjeshme dhe duhet bërë me konsensus nga të gjithë partitë.
Ndërkaq, i pyetur nga Klan Maqedoni, nëse Kryeministri Zaev bëhet pishman për zgjedhjet e 12 prillit të vitit të ardhshëm, kreu i BDI-së dha këtë përgjigje.
Lidhur me parimin fituesi me fituesin për përëbërjen e Qeverisë pas zgjedhjeve, Ahmeti ka theksuar se nuk ka nevojë të ngarkohet situatë me dukuri që janë provuar në të kaluarën, duke përmendur vitin 2006, ku siç tha, nuk u mor parasysh vullneti i shqiptarëve dhe pas 15 muajve vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.