Ahmeti: Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë deri në 30 deputetë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Tetovë u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë 25 deri në 30 deputetë, shkruan TV21. Ahmeti tha se po ndërtohet fronti europian dhe se të gjithë që duan të kontribuojnë për ardhmërinë, mund t’i bashkëngjiten të njëjtit.

“Ne ishim çelësi, ne ramë në 10 mandate, por pa ne nuk mundeshin. Ne u ringritëm, prekëm tokën, nga 10 në 15 mandate shkuam. Do të shkojmë edhe në 25-30 mandate sepse do të ndërtojmë frontin, po ndërtohet suksesshëm, me vullnet të mirë fronti për Europë, ky font është i hapur për të gjitha partitë politike”, tha Ahmeti./tv21.tv