Ahmeti: Në Vitin 2020 të jemi më të mirë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në urimin për vitin e ri ka thënë se dëshiron që në vitin e ri të jemi përsëri së bashku, të jemi më të mirë dhe më të suksesshëm. Ai ka thënë se vitin që po e lëmë pas do të mbahet mend si viti i arritjeve të përbashkëta siç ishin barazia gjuhësore, anëtarësimi në NATO, reformat dhe fitorja e konceptit të koncenzualitetit së bashku me trasimin e rrugës drejt Brukselit.
“Vitin e ri që po e presim sot, vitin që po e nis dekadën e re, uroj të jetë një vit i përshkruar me shëndet të plotë, për juve dhe familjet e juaja, mbarësi dhe sukses, fat e gëzime me uratat më të sinqerta që moti dhe dekada para nesh, të na gjejë bashkë sërish, edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më të arrirë”, ka deklaruar Ahmeti.