Ahmeti në qendër të vëmendjes me një dasmë në Zajas – tregoi se si udhëhiqet vallja (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe deputet i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, u filmua i relaksuar në një dasmë në Zajas duke vallëzuar dhe duke shijuar tingujt e melosit shqiptar me boritë dhe daulle, duke valvitue flamurin shqiptar, të dekoruar tradicionalisht për një aheng dasmash, shkruan “Sloboden Peçat”.

Ali Ahmeti ishte i ftuari kryesor në dasmën e nipit të tij në Zajas dhe ka treguar se përveç aftësive udhëheqëse dhe diplomatike, ai me sukses di të udhëheqë edhe vallen.

Videoja është postuar në rrjetet sociale nga të ftuarit në dasmë më Zajas, ku lindi Ali Ahmeti, transmeton portali Shtegu.

“Kur zemra të këndon dhe shpirti vallëzon, shkruhej në një nga postimet si përshkrim për videon me Ali Ahmetin, në të cilën tregoi se di të ngjitet edhe mbi daulle.