Ahmeti: Lufta në Ukrainë po bëhet me zemër, do të fitohet

Duke parafrazuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ku thotë se ndoshta finalja e krizave është lufta në Ukrainë, i pari i integristëve, Ali Ahmeti nga Bervenica tha se lufta në Ukrainë po bëhet me zemër dhe se me shumë gjasë do të fitohet.

“Kemi qenë edhe ne në periudha të vështira. Luftën e fiton ai që lufton me zemër. Unë jam i bindur, dhe pas informacioneve që kam marrë nga Bujari e Talati që kanë takuar drejtpërdrejt njerëz atje, lufta në Ukrainë po bëhet me zemër, dhe ata do ta fitojnë. Mirëpo Rusia është e pabesë. Po e humbi Ukrainën, ata e dinë se do të humb Rusia. Po e mori Ukrainën, do të bëhet perandori. Me Ukrainën është Perandori, pa Ukrainën mbetet Rusi”, tha Ahmeti, transmeton TV21.