Ahmeti kërkon mjegull nga frika e skandaleve familjare dhe forcimi i Frontit opozitar

Shkruan: Arsim Zekolli

Katrahura mes pentagonit Ali-Kovacevsi-Mickovski-Gruevski-Zaev është pasojë direkte e forcimit të bllokut opozitar Shqiptar. Forcim që prishi dominancën e Aliut, si epiqendër e tregtive me bllokun maqedonas. Eksperienca e Izetit dhe Bilallit në marrëdhënie dhe njohja me eksponentë nga VMRO dhe LSDM, mohon këtë ekskluzivitet të Aliut dhe rrënon pozitën e tij që të jetë “këmbimorja e vetme në mahall” që kontrolon “valutën Shqiptare”. Si thotë populli, ‘asaj pune i ka vdekë nëna’!

Fushata disaditore akuzash drejtuar në adresë të opozitës Shqiptare nga mediat BDI-së, aspironte të lidhë dhe detyroj opozitën të merr anën e VMRO-së ose ta kundërshtoj VMRO-në. Gje e cila do t’i mundesonte Ahmeti t’i forcojë pozitat ne LSDM. Pasiqë kjo fushatë nuk solli sukses, tani është raundi i dytë i BDI-së për t’i bërë paralelizëm Izetit (Mexhitit) se “edhe ne kemi miq në LSDM dhe VMRO”. Problemi është se miqtë e tillë nuk janë shumë të entuziazmuar për të vërtetuar këtë miqësi.

Aliu po përpiqet të krijoj mjegullë, pasiqë vetëm në mjegulla dinë të operoj. Ashtu ishte me pranimin e ASh-së në Qeveri, vetem për të mos i mundësuar bashkëpunim me opozitën dhe për rrënim të kredibilitetit të Sela-Taravari.
Njesoj është me panikun e formimit të partive satelitore sa për të amrotizuar bujën e unifikimit opozitar. Aliu do të vazhdoj të hedh ‘petarda’ për të defokusuar vëmendjen nga shpalosja e krimeve seriale të tij dhe familijarëve të tij.
Fakt, LSDM dhe VMRO, lakmojnë votat e BDI, por janë të vetëdijshem se emri Ali, Artan, Bujar janë toksik si ndër shqiptarët, poashtu edhe në sytë e maqedonasve.

Nga ana tjeter, pozicionimi i Izet Mexhitit se “do të bazohemi mbi voten Shqiptare”, qartazi porositë partitë maqedonase se ai do të mbajë “aksionin e artë” dhe vendimtar në momente kyçe. Dhe kjo skajshmërisht irriton Artanin dhe Aliun.

Prandaj, sjelljet e Aliut janë të parashikueshme. Ajo që është befasuese është tajmingu. E logjikshme ishte që lojërat e tilla të ndodhin në një periudhë më të shkurt para zgjedhjeve, jo tani. Ç’hall ka Aliu që detyrohet të shpejton me kaq vrull dhe nervozizëm?