Ahmeti gati ta japë qeverinë (kryeministrinë), për ta shpëtuar Soriavinë!?

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Kopallat mediatike të tipit, BDI e Ali Ahmetit do t’ia ofrojë postin ofendues të “kryeministrit teknik tremujor” pa kurrfarë kompetencash ekzekutive të karakterit politik, kreut të Aleancës për Shqiptarët z.Arben Taravari, vetëm e dëshmojnë edhe njëherë frikën e madhe nga humbja në zgjedhjet e ardhshme të Ahmetovitëve (BDI). Oferta e BDI-së për zotin Taravari që u plasua në opinion në formë spekulimi si dhe fushata mediatike me tendencë për njollosjen e personalitetit të gjykatëses së Gjykatës Supreme zonjë Besa Ademi, e cila u zotua se s’do ta votojë Ligjin për amnisti dhe se për shkaqe parimore do të vazhdojë të jetë kundër, është dëshmia dhe prova më e madhe se në BDI, gjegjësisht kreu i kësaj partia Ali Ahmetit gjendet para një frige të madhe. Kjo frikë poashtu mund të ilustrohet edhe me tërheqjen e pllakës me “Shqipërinë etnike” afër monumentit në fshatin Sopot të Kumanovës, pasiqë parakrakisht reaguan disa qarqe nacionaliste maqedonase. Pra, të gjitha këto veprime flasin për frikën që po mbretëron në BDI, gjë e cila po manifestohet me veprime të nxituara, e herë-herë të pamatur të Ali Ahmetit respektivisht partisë së tij.
Se çfarë aventure ishte liferimi i informacionit për ofertën e kryeministrit teknik për zotin Taravari, flet reagimi i menjëhershëm i kreu të Aleancës për Shqiptarët duke e hedhur këtë spekulim si joserioz dhe tendencioz. Oferta e këtillë nuk ishte e rastësishme, e aq më pak naive! Mund të supozojmë se kush mund ta ketë kërkuar shpalosjen e këtij spekulimi. Dhe pikërisht duke u bazuar në këtë, oferta e tillë mund të jetë bërë me qëllim nga njerëz të BDI-së, pavarësisht se në opinion erdhi e paketuar si spekulim.

Ahmeti tani ka parasysh disa matje të opinionit publik (anketa), ku pozita e tyre sa i përket rejtingjeve nuk është aspak e favorshme, përkundrazi… Kjo ofertë e BDI-së vjen, pikërisht edhe pas deklarimit të prerë të zotit Taravari, se s’do të ketë koalicion parazgjedhor, e as lista të përbashkëta të Aleancës për Shqiptarët me partinë e Ali Ahmetit.

Të gjitha kombinatorikat bazuar në rezultatet e anketave të fundit, flasin për një ngritje të menjëhershme të bllokut opozitar shqiptar (Besa-LD-AAA) dhe me automatizëm rënie (ulje) të rejtingut të BDI-së. Rrjedhimisht duke patur frikën nga humbja eventuale, një mundësi për ngushëllim dhe shpresë Ahmeti e ka parë si duket tek koalicioni me Aleancën, gjë për të cilën Taravari i tha “JO” të prerë Ahmetit. Ahmeti gjendet para një frike të madhe gjë që ka të bëjë edhe me aferat korruptive që shpërthyen kohëve të fundit, e që në fokus kanë njerëzit e BDI-së, sidomos familjen e Ahmetit, por edhe anëtarë të lartë të BDI-së.

Soravia tanimë është bërë hit i senoznit ku flitet se është i implikuar nipi i Ahmetit, skandal ky korruptiv që arrinë shifrën 34 milionë euro. Të mos flasim për skandalet tjera milionëshe ku poashtu lakohet emri ose familjarët e Ahmetit, por edhe persona tjerë të lartë të BDI-së në qeveri. Duke i patur parasysh të gjitha këto, njeriu mund ta nxjerr konkluzionin në bazë të veprimeve të Ahmetit e BDI-së, por edhe në bazë logjike, se frika e Alisë ka të bëjë me Soravinë dhe jo me qeverinë. Përndryshe, partitë serioze dhe ato që janë stabël, nuk do të merreshin me spekulime, sepse s’do t’kishin nevojë!