Ahmeti: Fronti pro-BE-së duhet të përfshi të gjithë qytetarët

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte nga tubimi në Tetovë kërkoi formimin e një froni pro BE-së.

“Maqedonia aktualisht është në paradhomë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Le të bëjmë një front për të kaluar nga salla në dhomën e BE-së. Ky mision është kaq i rëndësishëm për të mirën tonë, të qytetarëve, shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjithë të tjerëve që jetojnë në këto treva.

Ai front mund të përshpejtohet me ndryshimet kushtetuese. Ky front nuk duhet të funksionojë vetëm te ne shqiptarët, por edhe te bashkëqytetarët tanë maqedonas. Le ta bëjmë rrugën më të lehtë dhe më të shkurtër, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i partisë para qytetarëve dhe anëtarëve të partisë theksoi rëndësinë e projektit të Korridorit 8, por edhe shpjegoi se përse është vonuar në realizimin e tij. Ai tha se nuk ka asnjë devijim nga ky projekt.