Ahmeti edhe Sela firmosin marrëveshjen e koalicionit!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ASh e Ziadin Selës sot në Gostivarë zyrtarizuan marrëveshjen për të shkuar sëbashku në zgjedhjet 2024.

Deri më tani janë lakuar disa emra të cilët do të jenë në listë për deputet si: Elmi Aziri, Ilire Dauti, Naim Bajrami ndërsa priten të kenë edhe dy emra të tjerë.

Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.