Ahmeti, atë që e bënte me padi ndaj Lajm’it, sot po e bëka ndaj Grupit të zjarrit!?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Burime partiake nga Grupi i Zjarrit respektivisht nga anëtarë të Keshillit te pergjithshem te BDIsë nepermjet postes elektronike te gazetes Lajm, bëjnë me dije se, siç kanë shkruar, “Ali Ahmeti gjatë takimeve me ata, po zotohet se do tju aktivizojë padi të gjithëve që do të shprehin padëgjueshmëri ndaj hierarkisë partiake nëpërmjet prokurorit Islami”!?.

Për sqarim të opinionit, Ali Ahmeti ditëve të fundit eshte duke realizuar takime me anëtarët e Këshillit te Pergjithshëm të BDIsë, nga çdo degë partiake, gjë të cilin veprim per gazeten Lajm, dite më parë perfaqesuesit e Grupit te zjarrit e voerësuan si “presion ndaj Grupit të Zjarrit”.

Nuk do t’më kishte bërë shumë përshtypje ky vwprin i Alisë, apo si ta quaj “ky kērcënim i Aliut”, sikur të mos mu kujtoheshin dy paditë e Ali Ahmeti ndaj gazetës Lajm (një ndaj kompanisë e tjetra ndaj kryeredaktorit të gazetes Lajm)… Na goditë me padi të cilat asnjëherë si fituan, megjithëse mberritën deri instanca me e lartë gjyqësore – Gjykata Supreme. U hodhë poshtë si të pabaza pēr procesuim… Ne ishim të vetdijshëm se Ahmeti nuk merret me këto punë, por, gjithësesi “izēn” (lejen) për padi në emēr të BDIsē në fund patjetër duhet ta jep Alija. Tani si duket mund ta kenë edhe mē lehtë, kur edhe prokurorin e kane “kuader partiak”.

Dua të them se nëse janë të vërteta keto pohime per “kercenime nepermjet aktivizimit te padive eventuale” nga partitë nepermjetë prokurorëve partiakë, atehere i bie qe neve qytetareve, anëtarëve të padëgjushëm të partive apo subjekteve private afariste, rreziku më i madh na vie nga partitë shqiptare në pushtet?! Çfarë duhet dhe si duhet ne të veprojmë? Apo a duhet ta ngrejmë alarmin pranë ambasadave dhe perfaqesive te misioneve nderkombetare ne Shkup, si Zyra e BEsë, OSBEja etj.

A janë këto metoda, forma dhe trysni, te denja vetem per regjimet totalitare?

Gjithsesi nese deshmohen keto “kercenime” si te verteta atehere patjeter qe duhet te ndizet alarmi pranë te gjitha mekanizmave relevant në Shkup por edhe jashtë shtetit.

Zot na ruajë nga ata që i votojmë për tu bërë milionerë nga të qenurit në pushtet, aq ma shumë kur na kërcënojnë me metoda totalitare të padenja për regjimet demokratike! Amin!