Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se procesi i regjistrimit nuk duhet të shndërrohet në betejë politike, shkruan gazeta LAJM. Sipas tij rezultatet e regjistrimit janë pranuar nga të gjitha institucionet në vend dhe nga organizata ndërkombëtare relevante.
“Regjistrimin, statistikat në vend nuk duhet shndërruar në një betejë të pakuptimtë ndëretnike. Edhe unë jam qytetar i këtij vendi dhe i shoh reagimet, por kjo më ngjan se të gjithë këtë betejë po e shndërrojnë për të fituat poenë politik dhe rejting në fushën politike. Kjo ndërmarrje statistikore është menaxhuar, është monitoruar nga institucione relevante të OKB-së me ekspert të fushës së statistikë dhe ky është rezultati. Këto rezultate gjithashtu janë mbështet politikisht edhe nga BE-ja edhe nga SHBA-ja”, tha mes tjerash Ahmeti.