Agon Ferati do ta zëvendësojë Stojillkoviqin

Cilat dikastere ministrore do t’i drejtojë VLEN-i, pas riorganizimit të kancelarisë qeverisëse.
Sedat Sulejmani është propozuar për Ministër të Kulturës dhe Turizmit, Jeton Shasivari si Ministër i Drejtësisë, dhe Bekim Sali do të mbetet Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Çështjeve Evropiane.
Me riorganizimin e paralajmëruar të Qeverisë, VLEN-i do të marrë përsipër ministritë e Drejtësisë, Kulturës dhe Turizmit, dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjetë Bashkësive, ndërkohq do t’i mbajë edhe Ministrinë e Mjedisit, pastaj Çështjeve Evropiane dhe Ekonomisë e Punës.

Sipas informacioneve, Bekim Sali do të mbetet Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Çështjeve Evropiane, ndërsa pozicioni i Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Me riorganizimine ri të Kancelërisë Qeverisësë të shtetit, VLEN do të marrë përsipër Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjetë Bashkësive.

Sedat Sulejmani, i cili më parë ishte zëvendësministër në të njëjtin dikaster, është propozuar për Ministër të Kulturës dhe Turizmit. Agon Ferati do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjetë Bashkësive, ndërsa Jeton Shasivari, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Evropës Juglindore, është propozuar si Ministër i ri i Drejtësisë. (plusinfo)