Agjenti mohon thashethemet për largimin e Salah nga Liverpooli

Liverpool's Egyptian midfielder Mohamed Salah reacts during the English Premier League football match between Newcastle United and Liverpool at St James' Park in Newcastle-upon-Tyne, north east England on April 30, 2022. (Photo by Paul ELLIS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Agjenti i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, Ramy Abbas Issa ka mohuar se egjiptiani është i pasigurt për të ardhmen e tij.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për një largim të Salah nga Anfield dhe La Liga shihej si opsion më i mundur.

Megjithatë, lajmi i postuar në Twitter nga autori, Santi Aouna, çoi në një përgjigje nga përfaqësuesi i Salah.

Ramy Abbas Issa, i cili është agjenti i sulmuesit egjiptian, ka kritikuar këtë raportin me një përgjigje të shkurtër.

“Nga e morët këtë nëse edhe unë dhe Mohamed nuk e diskutuam këtë? Ju lutemi na tregoni”, ka thënë Issa.

Që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re deri në vitin 2025, Salah ka shënuar 22 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Dy golat e tij kundër Manchester United në fillim të këtij muaji e panë atë të thyente rekordin e Robbie Fowler për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në historinë e Ligës Premier.