Agjenti i Ozilit konfirmon largimin e mundshëm nga Arsenali dhe flet për bisedimet me Fenerbahcen

32-vjeçari fiton 350 mijë euro në javë, derisa kontrata i skadon në fund të sezonit dhe do largohet vetëm nëse i paguhet e gjithë paga, përcjellë lajmi.net.

Fenerbahce dhe DC United janë duke provuar të arrijnë marrëveshje me gjermanin, derisa agjenti i lojtarit ka konfirmuar largimin e mundshëm nga “Topçinjtë”.

“Ka mbetur kohë e shkurtër në kontratën e Mesut Ozilit. Në verë kontrata skadon. Këtë moment, Mesut mund të bisedojë me cilin klub që do”.

“Rregullat lejojnë të bisedosh me klube kur je në gjashtë muajt e fundit të kontratës. Jemi duke biseduar këtë moment”.

“Është i lirë. Jemi duke bërë këtë gjë dhe Arsenali është në dijeni sigurisht. Janë dy alternativa. Njëra është të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe të largohet pastaj, ose të arrijë marrëveshje që të largohet në janar”.

“Nëse është fjala për Turqi, ai do luajë vetëm për Fenerbahce. Mesut gjithmonë ka thënë: ‘Një ditë do luaj në Fenerbahce’”, deklaroi ai.

Negociatat thuhet se janë afër dhe kjo marrëveshje mund të arrihet brenda muajit.