Agjenti i Ozilit ka një thirrje për të gjithë futbollistët e Premierligës

Agjenti i Mesut Ozilit, Erkut Sogun u ka bërë thirrje futbollistëve të Premierligës që të refuzojnë uljen e pagave prej 30% që është duke u diskutuar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Premierliga konfirmoi në javën e kaluar se klubet janë pajtuar që të konsultohen me lojtarët e tyre për një ulje të pagës prej 30%, derisa kriza vazhdon në Angli.

“Nuk do të rekomandoja pajtimin për ulje (të pagave) sot sepse nuk e di nëse nesër liga do të luhet, nëse klubet do të marrin paratë nga televizionet dhe sponsorët”, ka thënë ai./Zëri