Agjenti i Lewandowski ka dhënë disa komente lidhur me situatën e lojtarit te Bayern Munich.
Lewandowski vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm dhe tashmë duket se kjo çështje nuk ka shpëtim.
Kështu ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, i cili thotë se Bayerni e ka humbur polakun.
“Ai dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, askujt nga ne s’po i intereson për paratë. E vërteta është se ai nuk ndihet i respektuar nga bordi tash e disa muaj”, ka thënë Zahavi, transmeton lajmi.net.
“Bayerni e ka humbur Lewandowskin jo vetëm në termin e futbollistit, por edhe si njeri”, shtoi ai për ‘Bild’.
Lewandowski lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.