Agjenti i Lautaros: Ai erdhi në Botëror me dhimbje, luajti me qetësues, por tani është mirë

Agjenti i Lautaro Martinez ka paralajmëruar një ‘sulmues’ të ri për Argjentinën, për fazën çerekfinale të Kupës së Botës.
Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të kritikuar tek Argjentina në këtë botëror. Lojtari humbi disa raste të mira shënimi dhe është larg formës së tij më të mirë.

Megjithatë, sipas agjentit të tij, Camano, forma e dobët e Lautaro është ndikuar si pasojë e një lëndimi, të cilin ai e trashëgoi nga Inter, qysh para grumbullimit me kombëtaren.

“Lautaro erdhi në Botëror me dhimbje në kyçin e këmbës. Në këtë Botëror, secilën ndeshje që e luajti e luajti me qetësues të dhimbjeve”, ka thënë Camano, përcjell lajmi.net.

“Por, ai nuk më la që ta bëja publike për mediat. Sot më tha se ndihet shumë mirë”, shtoi ai, duke paralajmëruar një version të ri të lojtarit.

Argjentina do të ketë punë me kombëtaren e Holandës në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2022.