Barcelona nuk janë duke nxituar për rinovimin me Gavi.
Gavi shihet si një nga lojtarët më premtues në futbollin spanjoll, rrjedhimisht në skuadrën e Barcelonës.
Mesfushori është në fundin e kontratës me Barcelonën dhe klubi ka thënë se është primare që të rinovohet me të.
Megjithatë, raportimet e fundit nga Spanja flasin për një neglizhencë të Barcës, përcjell lajmi.net.
Agjenti i Gavit thuhet të ketë bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë ofertë për rinovimin e kontratës së klientit të ti.
Për më shumë, Ivan de la Pena është në pritje të një oferte tash e 15 ditë.
Barcelona ndërkohë është duke punuar edhe për një marrëveshje me Ousmane Dembele.