Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele me donacion prej një milion denarë për MPB-në

Ministri i punëve të brendshme Naqe Çuleve mbrëmë ka nënshkruar marrëveshje për donacion në vlerë prej një milion denarë nga njeriu i parë i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski.

Me marrëveshjen Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele i dhuron para të cilat MPB do t’i shfrytëzoj për tu furnizuar me mjete dhe pajisje për të kryer shërbimet gjatë aktiviteteve për pengimin e koronavirusit.

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme ky është një veprim jashtëzakonisht i mirë i Agjencisë për media, jo për faktin se kanë marrë një ndihmë financiare por për faktin se po vlerësohet roli dhe përpjekjet e deritanishme të policisë në përballje me epideminë.