Aggeler: Qytetarët janë të zhgënjyer, por të marrin pjesë në votime dhe të zgjedhin më të mirët

Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, sot ka thënë se është e rëndësishme që qytetarët të marrin pjesë në votime, pasi siç theksoi, abstenimi nuk do të sjellë ndryshime.

Ajo gjithashtu tha se qytetarët duhet t’u kërkojnë politikanëve të shpjegojnë në detaje planet e tyre në mënyrë që ata të zgjedhin kandidatin e duhur.

Aggeler, ka folur edhe për listën e zezë amerikane të politikanëve dhe biznesmenëve maqedonas dhe a do të gjenden emra të rinj në të këtë vit.

“Nuk e di nëse do të ketë emra të rinj në listën e zezë para majit, por ka gjasa që të ketë. Një numër emrash po shqyrtoheshin dhe thirrjet do të vazhdojnë”, tha Aggeler.