Afrona bën atë që shumë femra s’do e bënin

Bashkëshortja bukuroshe e këngëtarit Blero po sfidon femrat e estradës.

Afrona në vazhdimësi ka treguar se është e thjeshtë, modeste dhe shumë e dashur, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është dalluar gjithmonë për elegancën dhe ëmbëlësinë që ka përçuar përmes paraqitjeve të saj.

Ndonëse me grim dhe veshje më ekstravagante ajo duket si princeshë, Afrona më tepër preferon të shfaqet e thjeshtë dhe pa grim.

Për dallim prej femrave të tjera të shoubizit që nuk e kanë guximin, ajo nuk e ka problem të shfaqet aq thjeshtë me flokë të shprishura dhe pa pikë grimi, siç ka bërë shumë herë.

Mbase duket edhe më e këndshme kështu. Si ju duket?/Kosovarja/.