ShowBiz Afrona bëhet nostalgjike, publikon një video nga fëmijëria

Afrona bëhet nostalgjike, publikon një video nga fëmijëria

Afrona Dika i ka kujtuar vitet e saj të fëmijërisë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Modelja dhe blogerja shqiptare ndiqet nga më shumë se 241 mijë fansa në Instagram, ku edhe e ka publikuar xhirimin nga fëmijëria e saj.

“Kush mund të jetë kjo vajzë? Sa e vogël dhe vetëbesim”, shkruan në përshkrim.

 

Kujtojmë që shtator të vitit 2019, bukuroshja e kurorëzoi me martesë lidhjen me kantautorin Blero Muharremi.

Mirëpo, në muajt e fundit kanë qarkulluar thashetheme se çifti nuk janë më bashkë. Megjithatë, ata nuk kanë dalë me një konfirmim në lidhje me marrëdhënien e tyre.