Afro 2 mijë vdekje nga Covid-19 në vitin 2021 në Kosovë, mbi 110 mijë infektime

Viti 2021 ashtu si ai paraprak kaloi me përballjen me pandeminë Covid-19, por gjatë këtij viti me versionet e ndryshme të saj si pasojë e mutacioneve që pësoi kohë pas kohe.

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë u shënuan 110 mijë e 29 raste të infektimit me Covid-19, derisa që nga shfaqja e virusit Covid-19, në mars të vitit 2020 në Kosovë, janë shënuar 161 mijë e 532 raste pozitive.

Gjatë vitit që lamë pas Covid-19 u mori jetën 1655 personave në Kosovë.

Vetëm në vitin 2020 në Kosovë janë regjistruar 51 mijë e 502 raste pozitive me Covid-19.

Ndërkaq, prej 22 marsit 2020, kur është shënuar rasti i parë i vdekejs nga COVID-19 në Kosovë, e deri më 31 dhjetor 2020 ka pasur 1336 vdekje.

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi kundër Covid-19 dhe deri tani janë dhënë 1 milion e 574 mijë e 509 doza të valsinës kundër Covid-19. Nga këta vaksina, 783 mijë e 74 qytetarë kanë marrë dozën e dytë.