Afrim Gashi në Hasanbeg dhe Likovë: Harun Aliu është Adem Jashari i shqiptarëve të Maqedonisë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, pas takimit dhe marshit elektoral që realizoi me bashkëvendasit e tij në Hasanbeg, agjendën e takimeve kryetari Gashi e ka vazhduar në takim me banorët e komunës së Likovës, me ç’rast u vizituan fshatrat: Llojanë, Vakcincë, Opajë dhe Likova.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane u fol mbi situatën socio-ekonomike me të cilat ballafaqohen shqiptarët e vendit, tash e një kohë të gjatë.
” Keq qeverisja e gjatë e partisë në pushtet, tashmë gati 18 vite qeverisje, na ka sjell në një situatë të brishtë dhe të rëndë. Paramendoni, shqiptari i rëndomtë po kërcënohet me punësim! Këta pushtetarë, neve na sollën në situatë që nga kërkesat tona kombëtare dhe intelektuale, sot të jemi në një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, duke luftuar për nevoja biologjike të mbijetesës. Sot patriotizmi dhe akti më i lartë patriotik për shqiptarët është t’u sigurojmë kushte të mira elementare për ekzistencë dhe mbijetesë. Akti më i lartë patriotik është nëse sot arrijmë që t’a ndalim një të ri mos të ik nga vendlindja”, tha Gashi.

Ai para banorëve të Likovës, kërkoi që më 15 korrik të jenë vet qytetarët që me votën e tyre t’i thonë po ndryshimit. Tash është koha për ndryshim.
Gashi ka folur edhe për heroin legjendar të ketyre trojeve, Harun Aliu, duke e quajtur Adem Jasahari i shqiptarëve të Maqedonisë.