Afrika ka erëra aq të forta sa mund të kthehet në një superfuqi energjitike

Sipas një studimi të fundit të botuar nga Forumi Ndërkombëtar i Ekonomisë World Economic Forum, Afrika ka mjaftueshëm energji nga erërat e forta, të cilat mund ta furnizojnë të gjithë kontinentin me energji elektrike 250 herë më tepër nga nevojat momentale.

Në fakt, energjia që mund të gjenerohet nga era në Afrikë është 90 herë më e madhe se shuma totale e energjisë që gjeneron e gjithë bota.

Kapaciteti që arrijnë erërat vetëm në shtetin e Algjerisë është 11 herë më i fuqishëm se ai i të gjithë botës.

Shumë prej erërave të Afrikës janë më të shpejta se 8.5 metra në sekondë, që i bën ato perfektë për fermat apo centralët e erës, në tokë ose në det.

Shumë prej burimeve të erës në fakt gjenden fare pranë zonave të banuara ku energjia elektrike nevojitet më së shumti.

Për momentin sidoqoftë, në Afrikë prodhohet vetëm 1 % e energjisë së pastër të përftuar nga era në të gjithë botën.

Në mënyra që ky kontinent të kthehet në një central elektrik të superfuqishëm, atij i duhet të shtojë fondet në energjinë e gjelbër, si dhe të krijojë politika që tërheqin investime.

Ndërkohë që shtetet më të fuqishme në botë po bëhen pjesë e garës për të ulur gjurmën e karbonit në ‘net-zero’ dhe të bëhen të pavarur nga djegia e gazrave serë, po bëhet gjithnjë e më rëndësishme që të gjenden mënyra për të shfrytëzuar dhe krijuar energji të ripërtëritshme që nuk e dëmton ambientin duke kontribuar direkt në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.

Sa energji mund të gjenerojë vendi juaj nga era?

Burimet: World Bank, International Finance Cooperation