Afërdita dhe Jakub ‘arratisen’ drejt këtij vendi për pushime

Afërdita dhe bashkëshorti i saj çek Jakub Kindl, kanë nisur pushimet e dyta për vitin 2021, shkruan lajmi.net.

Çifti si destinacion kanë zgjedhur New York, kurse me të mbërritur ata kanë publikuar imazhet e tyre të para.

Si fillim Afërdita postoi foto nga aeroporti ku shiheshin Afërdita, Jakub dhe motra më e re e Afërditës, Jehona.

Më vonë ajo postoi pamje nga hoteli ku po qëndrojnë dhe vendi dukej mjaft bukur.