Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA) nga autoritetet e aeroporteve, Aeroporti i Stambollit ka pritur 25 për qind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve që udhëtuan në Turqi në vitin 2019.
Duke lënë pas një vit të ngjeshur, Aeroporti i Stambollit mirëpriti rreth 52.6 milionë pasagjerë, treguan të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme për Menaxhim me Aeroportet e Turqisë (DHMI).
Vitin e kaluar janë kryer 326.713 fluturime nga mega-aeroporti, duke përbërë 21 për qind të numrit të përgjithshëm të fluturimeve në Turqi.
Aeroporti i Stambollit zyrtarisht u hap më 29 tetor të vitit 2018, në 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë dhe mori përsipër trafikun ajror nga Aeroporti Ataturk më 6 prill 2019.
Nëpërmjet aeroporteve turke në vitin 2019 udhëtuan 209,09 milionë pasagjerë, përfshirë edhe udhëtarët tranzit, që paraqet një rënie prej 0,9 për qind krahasuar me një vit më parë.