Aeroplan luftarakë amerikanë kapën avionë luftarakë rusë afër Alaskës

Dy avionë luftarakë amerikanë F-16 përgjuan katër avionë luftarakë rusë pranë Alaskës, tha Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Në komunikatë thuhej se “përgjimi rutinë” ka ndodhur të hënën. Avionët rusë ishin bombardues të rëndë Tu-95 dhe luftarakë Su-35. Ata “mbetën në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hynë në hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së apo Kanadasë”, tha NORAD. Në njoftim thuhet se një aktivitet i ngjashëm rus vërehet “rregullisht dhe nuk konsiderohet kërcënim apo aktivitet provokues”.