Adriana Matoshi kthehet në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, erdhi sot në seancën e Kuvendit.

Ardhja e saj u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm në seancë, transmeton Klankosova.tv.

Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.