Adri dhe Iliriana publikojnë këngën e re “Yjet”

Adri dhe Iliriana të njohur si çifti simpatik i “Big Brother Vip Kosova 2”, sollën edhe një bashkëpunim tjetër të quajtur “Yjet”.

Dyshja u komentua shumë për zërat e tyre të mrekullueshë, gjatë qëndrimit ne shtëpi, por këtë po e dëshmojnë edhe jashtë.

“Yjet” është kënga e tyre më e re, e cila flet për një lidhje që nuk ka ecur edhe aq mirë, ndërsa edhe më emocionuese e bën bashkimi i zërave magjikë të Adrit dhe Ilirianës.

Foto: Iliriana/YouTube

Kënga u realizua edhe me videoklip, në të cilin Iliriana paraqitet shumë elegante me një fustan të kuq të ngushtë.

Gjithashtu edhe Adri shfaqet me një dukje shumë simaptike, me ngjyra më të errëta, teksa qëndron i vetëm në një dhomë.

Në disa pjesë të tjera, ata qëndrojnë bashkë jashtë duke i shikuar yjet dhe duke u përqafuar.